Robert Lewandowskit nuk i është dashur shumë kohë të ambientohet me Barcelonën, teksa menjëherë ka filluar të lërë gjurmë te katalanasit.
Në përballjen me Real Sociedad ku Barça triumfoi me shifrat 4-1, sulmuesi polak ishte autor i dy golave, paraqitje kjo që ka mahnitur Pedrin.
19-vjecari pas kësaj ndeshje ka folur me fjalë të mëdha për ish-lojtarin e Bayern Munich, teksa është shprehur se është çmenduri të shikosh se si Lewandowski arrin të shënojë gola.
“Edhe pse është 34 vjeç, duket sikur është 20, Është çmenduri sa gola shënon dhe mbi të gjitha, si punon për ekipin, ai na ndihmon shumë”-tha mesfushori.