Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet

    Trump thotë se Irani dëshiron të bëjë marrëveshje me ShBA-në

    AUV: Tërhiqet nga tregu një sasi e produktit Atpamil

    AUV: Tërhiqet nga tregu një sasi e produktit Atpamil

    Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

    Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

    Përfundon rinumërimi i votave në tërë Kosovën

    Përfundon rinumërimi i votave në tërë Kosovën

    Shpërthimi në Ibër Lepenc, Hoxha: Priten arrestime të reja

    Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në su*lmin në Ibër-Lepenc

    OKB: 11 fëmijë të vd*ekur nga të ftohtit në G@za që nga fillimi i dimrit

    OKB: 11 fëmijë të vd*ekur nga të ftohtit në G@za që nga fillimi i dimrit

    Thirrje institucionale dhe qytetare për ajër më të pastër

    Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë

    Shoqatat e dala nga Lufta refuzojnë pjesëmarrjen në “Ditën e Çlirimit”

    OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shkurtit

    Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga

    Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ligji i ri gjerman për shtetësinë, çfarë thotë avokatja?

09 Korrik 2024, 8:37
në Lajme, RAJON
Ligji i ri gjerman për shtetësinë, çfarë thotë avokatja?
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjermani sapo ka hyrë në fuqi një ligj i ri, i cili thjeshton dhënien e shtetësisë gjermane dhe lejon shumë shtetësinë.

Nizaqete Bislimi-Hoso, avokate për ligjin e migracionit në një intervistë për Deutsche Welle flet për risitë e tij.

DW: Zonja Bislimi-Hoso ju jeni avokate për të drejtën e migracionit dhe çështja e përfitimit të shtetësisë është pjesë e punës suaj të përditshme profesionale. Çfarë ndryshimesh do të sjellë ligji i ri për shtetësinë?

Bislimi-Hoso: Ligji për modernizimin e së drejtës të shtetësisë, parashikon disa thjeshtëzime në marrjen e shtetësisë, por për disa grupe njerëzish pengesat ngrihen. Gjithashtu janë riformësuar kërkesat për mbështetjen e rendit kushtetues dhe të vlerave të lirisë dhe të demokracisë në Gjermani dhe për mundësinë e përjashtimit nga dhënia e shtetësisë në raste të caktuara. Nëse dikush do të marrë shtetësinë gjermane neni §10 i ligjit për shtetësinë StAG mundëson shtrimin e kërkesës pas 5 vitesh qëndrimi (deri tani ka qenë pas 8 vjetësh), nëse janë plotësuar edhe kushte të tjera.

DW: Çfarë kushtesh të tjera duhen plotësuar konkretisht?

Bislimi-Hoso: Këtu bëjnë pjesë në radhë të parë leja e përhershme e qëndrimit (Niederlassungserlaubnis), apo një leje tjetër qëndrimi e pakufizuar, ose një leje e caktuar qëndrimi e përcaktuar me ligj, dëshmia që personi siguron jetesën për vete dhe anëtarët e familjes në ngarkim, njohuritë e mjaftueshme të gjuhës gjermane si dhe certifikatat “Testi i natyralizimit”/”Jeta në Gjermani”.

DW: Në Gjermani ka persona të sëmurë apo të moshuar, të cilët i kanë mbushur vitet e qëndrimit këtu, por jetojnë nga ndihma sociale. A parashikon ligji i ri përjashtime për këto raste?

Bislimi-Hoso: Përjashtime nga kërkesa për sigurimin e jetesës ka vetëm në raste të caktuara. Sipas situatës së mëparshme ligjore dhënia e shtetësisë ka qenë e mundur edhe në raste shumë të jashtëzakonshme, kur njerëzit merrnin përfitime sociale (SGB XII) apo ndihmën Bürgergeld (SGB II), nëse personi i prekur “nuk ishte vetë fajtor” për nevojën e shfrytëzimit të kësaj ndihme financiare.

Kjo klauzolë përjashtimesh tani është hequr. Tani ka tri raste të përcaktuara nga ligjvënësi, për të cilat mund të bëhet një përjashtim.

DW: Për cilat raste bëhet fjalë?

Bislimi-Hoso: Janë “gastarbeiterët” (punëtorët mysafirë) dhe në raste të caktuara dhe bashkëshortet e tyre. Kushdo që punon me kohë të plotë dhe ka qenë i punësuar për të paktën 20 muaj të 24 muajve të fundit (shkronja b) ose që jeton si bashkëshort apo partner i regjistruar në një marrëdhënie familjare me një person të punësuar sipas shkronjës b dhe një fëmijë të mitur.

Për grupet e tjera të personave arsyetimi ligjor i referohet nenit 8 të ligjit për shtetësinë StAG, sipas të cilit mund të hiqet dorë nga të kërkuarit e dëshmisë për sigurimin e jetesës për “të shmangur një ashpërsi të veçantë” në dhënien e shtetësisë. Mbetet të shihet, se si do të zhvillohet praktika ligjore në këtë drejtim.

DW: Ligji i ri e ka reduktuar kohën e nevojshme për shtrimin e kërkesës nga tetë në pesë vjet. Po vetë procedura për dhënien e shtetësisë sa mund të zgjasë, duke pasur parasysh që kërkesat janë të shumta?

Bislimi-Hoso: Procesi i marrjes së shtetësisë zgjat normalisht disa muaj. Ai mund të zgjasë edhe një deri dy vjet. Zyrat përkatëse janë shumë të mbingarkuara, sidomos në qytetet e mëdha. Përveç kësaj janë edhe pyetjet për sigurinë, të cilave u duhet përgjigjur. Se në ç’masë mund të ngrihet padi për mosveprim dhe vonesë nga autoritetet, duhet të shqyrtohet për secilin rast në veçanti. Si rregull pas tre muajsh mund të bëhet ankesë për vonesë nga zyrat përkatëse.

DW: Afati për marrjen e pasaportës mund të ulet edhe më tej, në rast se rezultatet në integrim janë shumë të mira. Cilat arritje të veçanta shpërblehen me afat më të shkurtër për përfitimin e shtetësisë?

Bislimi-Hoso: Ligji parashikon dhënien e përshpejtuar të shtetësisë pas 3 vjetësh. Në këtë rast afati i qëndrimit të detyrueshëm shkurtohet në 3 vjet, nëse premisave të tjera u shtohen edhe “rezultate veçanërisht të mira në integrim”. Këtu bëjnë pjesë para së gjithash njohuritë e avancuara të gjuhës gjermane (niveli gjuhësor C1), rezultate shumë të mira në shkollë, në kualifikimin profesional apo rezultate të larta në punë, si dhe angazhimi vullnetar.

DW: Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për fëmijët, që lindin në Gjermani?

Bislimi-Hoso: Fëmijët e lindur në Gjermani përfitojnë shtetësinë gjermane nëse lindin në Gjermani, kur njëri nga prindërit është rezident në Gjermani prej 5 vitesh (deri tani 8 vjet) si dhe ka leje të rregullt qëndrimi. Por kjo vlen për fëmijët, që kanë lindur pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit, më 26.06.2024.

DW: Shtetasve nga shumë vende, edhe nga Shqipëria dhe Kosova, deri tani u është dashur të lënë shtetësinë e vendit të origjinës për të marrë shtetësinë gjermane. Si do të jetë me ligjin e ri?

Bislimi-Hoso: Nuk është më e nevojshme, që për të marrë shtetësinë gjermane të lihet shtetësia ekzistuese. Në këtë mënyrë është hequr dorë nga parimi i evitimit të shumështetësisë. Si pasojë e këtij ndryshimi, neni § 25 i ligjit për shtetësinë StAG, sipas së cilit humbisje shtetësinë gjermane, në rast se merrje një shtetësi tjetër, është shfuqizuar. Ata që kanë lënë shtetësinë e vendit të origjinës, mund ta rifitojnë atë pa e humbur në këtë rast shtetësinë gjermane. Neni § 25 i ligjit të shtetësisë StAG ishte në fuqi deri më 25.06.2024.

DW: Ka zëra kritikë, që e shohin shtetësinë e dyfishtë si pengesë për integrimin dhe i druhen rënies së përkushtimit ndaj Gjermanisë dhe vlerave të saj.

Bislimi-Hoso: Parakusht për marrjen e shtetësisë është premtimi për angazhimin ndaj rendit kushtetues, vlerave të lirisë dhe demokracisë në Gjermani. Kërkesa për respektimin e këtyre vlerave është forcuar dhe thelluar përmes këtij ligji. Premtimi duhet të jepet në kuadrin e një deklarate besnikërie. Në këtë mënyrë aplikuesi i shtetësisë pranon kushtetutën, rendin e lirë dhe demokratik dhe në veçanti përgjegjësinë historike të Gjermanisë.

DW: A mund të ketë shtetësia e dyfishtë edhe disavantazhe?

Bislimi-Hoso: Nuk mendoj që shtetësia e dyfishtë mund të sillte me vete ndonjë disavantazh. /DW

Etiketat: GjermaniaPasaportashtetësia
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Lufta në Gaza, Gjermania ‘ndryshon’ tonin, kër*cënon me masa ndaj Izraelit! Ministri i Jashtëm: Jo furnizim armësh nëse do ketë dëme të mëtejshme

Lufta në Gaza, Gjermania ‘ndryshon’ tonin, kër*cënon me masa ndaj Izraelit! Ministri i Jashtëm: Jo furnizim armësh nëse do ketë dëme të mëtejshme

8 muaj më parë
Dokumenti sekret gjerman: Armatosuni, Rusia në vitin 2029 do rigjenerojë ushtrinë

Dokumenti sekret gjerman: Armatosuni, Rusia në vitin 2029 do rigjenerojë ushtrinë

8 muaj më parë
Ministri i Brendshëm gjerman me projektligj për kufizimin e ribashkimit familjar: Gjërat kanë ndryshuar! Kjo politikë merr fund tani

Ministri i Brendshëm gjerman me projektligj për kufizimin e ribashkimit familjar: Gjërat kanë ndryshuar! Kjo politikë merr fund tani

8 muaj më parë
Lista e Gjermaninsë për ‘Fina 4’, Nagelsmann: Portugalia shumë e fortë, s’mund ta ulim ritmin

Lista e Gjermaninsë për ‘Fina 4’, Nagelsmann: Portugalia shumë e fortë, s’mund ta ulim ritmin

8 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH