U nis si plotësim i ligjit të vjetër, e në fund u bë krejt ligj i ri.
Dekreti për Rregullat e Trafikut Rrugor, që mori aminin e deputetëve ditë më parë, sipas atyre që e hartuan, synon uljen e rasteve me fatalitet përmes trashjes së gjobave, raporton Klan Kosova.
Me këtë rast, u bë edhe përshkallëzimi i dënimeve.
Një ekspert komunikacioni po e kritikon për mangësi Ligjin e ri.
Sipas Bekim Ahmetit, ligji përmban edhe kundërthënie në vete.