Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, e kryesuar nga republikanët, votoi për të vazhdimësinë e një programi të debatueshëm të zbulimit, i cili u lejon autoriteteve amerikane të spiunojnë shtetasit e huaj.
Gjatë pesë muajve të fundit, projektligji ishte bllokuar tre herë nga ligjvënës republikanë që janë ngritur kundër qëndrimit të partisë së tyre. Projektligji rikthen në fuqi seksionin 702 të Ligjit për Përgjimin Sekret në Vende të Tjera (FISA), i cili përfundon më 19 prill. Seksioni 702 i FISA-s u krijua në vazhdën e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe i lejon qeverisë amerikane të përgjojë pa urdhër komunikimin elektronik të shtetasve të huaj edhe pse ata jetojnë jashtë territorit SHBA-së.
Për shkak të FISA të gjithë ofruesit e shërbimeve të tilla duhet t’i vënë të gjitha të dhënat e klientëve në dispozicion të qeverisë së SHBA.