PKryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka takuar William Walker, të cilin e ka vlerësuar si simbolin e së vërtetës, njeriu i cili, sipas Limajt, në momentet më tragjike ishte aty për ti treguar botës të vërtetën mbi vuajtjen dhe gjenocidin që kalonte populli ynë.
Postimi i plotë:
Gjithmonë knaqësi të takohemi me mikun tim, Ambasadorin e nderuar William Walker, simbolin e të vërtetës, njeriu i cili në momentet më tragjike ishte aty për ti treguar botës të vërtetën mbi vuajtjen dhe gjenocidin që kalonte populli ynë.
Edhe pas 23 vitesh, Kosova ende po sfidohet nga të gjitha anët për ta ndryshuar të vërtetën e saj historike, dhe sa herë që Ambasadori vjen në Kosovë, kthen kujtimin dhe dëshmitë e historisë tonë të dhimbshme dhe krenare!