Lista Serbe sot e ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj partie, Zlatan Elek. Përmes një adresimi ai ka njoftuar se lista e dorëzuar në KQZ përmban 48 kandidatë, në mesin e tyre edhe shumë emra të rinj.
Nga kjo parti synojnë që t’i fitojnë 10 ulëset e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës./rtk