Kur kanë mbetur edhe rreth një javë deri në mbyllje të afatit kalimtar dimëror, skuadrat e Superligës së Kosovës po bëjnë lëvizjet e fundit, përcjell KosovaPost.
Në këtë afat kalimtar, Llapi e ka bërë një përforcim të madh në repartin ofanziv
Fituesi i Kupës së Kosovës ka transferuar një futbollist shumë cilësor në sulm.
Bëhet fjalë për ganezin Latif Amadu.
Amadu ka një përvojë të madhe në futbollin evropian si dhe në atë arab.
28-vjeçari më parë kishte mbrojtur ngjyrat e Dynamo Brestit në Bjellorusi, te Teuta në Shqipëri dhe Kfar Qasem në Izrael, para se të niste karrierë në Arabi te Khaleej dhe Al-Ansar.
Por, tani Llapi ka siguruar shërbimet e tij, futbollisti nga Gana është pranë ta finalizojë dokumentacionin për të luajtur në Kosovë.
Ndryshe, Amadu në Shqipëri me Teutën për dy vite ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.