Granit Xhaka lojtari i dytë më me ndikim në botë. Kështu shkruan gazetare zvicerane Blick, në një artikull të bërë publik së fundmi. Gjithçka është prodhuar nga rezultati i një përllogaritjeje të kryer nga Observatori i Futbollit CIES.
Sipas asaj që shkruhet, vetëm Rodri (Manchester City) bën më mirë se mesfushori me origjinë shqiptare në të gjithë botën. Analiza është bërë në bazë të fizikut, mënyrës së shpërndarjes së topave, goditjet, asistet, fundi i aksionit dhe duelet në ajër. Me të gjitha këto të dhëna, Granit Xhaka përfundoi në vendin e dytë, me 92.3 pikë. Gjithsesi, ai është shumë larg Rodrit, i cili ka grumbulluar një total mbresëlënës prej 98.5 pikësh.
31-vjeçari Xhaka është impenjuar në 32 ndeshje në këtë sezon të Bundesligës, ku i ka dhënë një dorë të madhe Leverkusenit në fitimin e titullit kampion.s.n.