Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se shitja e shpezëve dhe kafshëve më 18 dhe 19 mars 2026, me rastin e Festës së Bajramit, do të lejohet vetëm në lokacionin e ri në fshatin Bernicë e Poshtme në parkingun në rrugën “Vëllezërit Fazliu” (ish tregu i automjeteve).
Komuna ka bërë të ditur se në këtë lokacion nuk lejohet therja e apo prerja e kafshëve dhe se Inspektorati komunal do të jetë në teren.
“Në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, ndërsa nuk lejohet therja apo prerja e tyre në asnjë rrethanë. Po ashtu, kërkohet nga të gjithë shitësit që gjatë qëndrimit dhe aktivitetit të tyre të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit përreth, duke mos hedhur mbeturina apo mbetje të tjera. Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdeset Inspektorati i Kryeqytetit, ndërsa ndaj të gjithë shitësve që hasen duke zhvilluar aktivitet jashtë këtij lokacioni do të ndërmerren masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Komunës.


























