Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se mundësia për paqe në konfliktin Izrael-Hamas është “humbur tani për tani” për shkak të “qasjes pa kompromis” të Izraelit.
Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Erdogan tha gjithashtu se nuk e ka humbur shpresën për një paqe të qëndrueshme, duke shtuar se Hamasi nuk mund të përjashtohet si palë nga zgjidhja e mundshme e konfliktit.
![]()
Megjithatë, Erdogan shpreson se do të vjen sërish një mundësi për arritjen e paqes së përhershme mes dyja vendeve, raporton aa.
” Ne vazhdojmë kontaktet tona me krerët e shteteve dhe qeverive. Në fakt, këtë mendim ua kemi shprehur bashkëbiseduesve në takimet tona. Shpresojmë të arrijmë një rezultat duke vazhduar këtë përpjekje së bashku me ata”, shtoi lideri turk.
























