Në mediat serbe është pasqyruar një shkrim nga gazetari Kit Klarenberg, i cili sulmon qeverinë britanike dhe shërbimet e saj të inteligjencës. Artikulli ka në sfond kryesor deputeten britanike, Alicia Kearns, e cila ka mbajtur një qëndrim shumë të ashpër në Parlamentin Britanik kundër Serbisë për përplasjet e saj me Kosovën.
Sipas investigimit, thuhet se nga të dhënat e saj dhe lidhjet me inteligjencën britanike po kërkohet një luftë e re mes Serbisë dhe Kosovës dhe në shënjestër është vendosur ndryshimi i regjimit në Beograd.
“Qëndrimi i Albin Kurtit dhe linja e ashpër që po mban ndaj Serbisë duke dalë kundër SHBA, thuhet se ai ka marrë në heshtje mbështetjen e inteligjencës britanike. Cairns është një specialiste, veterane e luftës psikologjike dhe operative e inteligjencës britanike. A mund të jetë përfshirja e saj e fundit publike në krizën e Kosovës shkëndija që më në fund ndezi frontin e dytë të luftës së Ukrainës në ish-Jugosllavi?
Më 4 korrik, Cairns mbajti një fjalim jashtëzakonisht luftarak në Parlament. Ajo pikturoi një portret të Serbisë moderne si qendër e një rrjeti të madh të krimit të organizuar, dezinformimit, terrorizmit dhe destabilizimit, i cili përfshin Ballkanin dhe më gjerë. Ajo kërkoi që Londra të merrte një veprim vendimtar. Cairns më pas propozoi trupat paqeruajtëse të Londrës në të gjithë rajonin, për të kundërshtuar kërcënimet nga Serbia. Një pikë qendrore në fjalimin e saj ishte pretendimi se celula terroriste të kontrolluara nga qeveria serbe po punonin për të destabilizuar Kosovën, me ndihmën e një fluksi të vazhdueshëm armësh dhe fondesh nga Beogradi.
Cairns pohoi se qeveria britanike dhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) janë “mirë të vetëdijshëm” për aktivitetin e paligjshëm serb, por deri më tani nuk kanë arritur të ndërmarrin veprime. Akuza të cila asnjëherë më parë nuk është bërë publike nga asnjë zyrtar perëndimor, shkaktoi një protestë të madhe në Serbi.


























