Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Shqiptare në periudhën e ardhshme do të jetë nën masa të përkohshme, sepse politikanët shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva nuk kanë arritur të vendosin se kush do të jetë kryetar i Këshillit, shkruan agjencia rajonale e lajmeve “Jugpress”.
Afati ligjor për zgjedhjen e kryetarit të këshillit ka përfunduar në mesnatën e së premtes, ndërsa kandidati i Partisë së Veprimit Demokratik (PDD) dhe ish-kryetari i këshillit, Ragimi Mustafa dhe kandidati i Lëvizjes për Progres Demokratik, Nezad Lutfiu, nuk ka arritur marrëveshje, përcjell Klankosova.tv.
Në zgjedhjet e fundit për këshillat e pakicave kombëtare, Mustafa fitoi më së shumti vota në tri komuna, ndërsa Lutfiu në Bujanoc.
Mustafa dhe Lutfiu të premten u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, nga i cili takim Mustafa ka propozuar ndarjen e mandatit dy vjeçar mes tij dhe Lutfiut, por që kreu i PPD-së, Shqiprim Musliu nuk e ka pranuar.