E ardhmja e Romelu Lukaku është ende e pasigurt.
Sulmuesi i Chelsea-t është në huazim te Roma, e cila sipas raportimeve të mediave italiane nuk ka gjasa ta blejë atë.
Megjithatë e ardhmja e blegut mund të jetë në Itali, por te Napoli. Lukaku është një objektiv i Giovanni Manna, drejtori i ardhshëm sportiv i Napolit.
Transferimi i tij te Napoli mund të lehtësohej nëse belgu do të përfshihej në negociatat që Chelsea të afrojë Osimhen duke qenë se blutë janë shumë të interesuar për nigerianin.