LVV do që Nenad Rashiq të jetë nënkryetar i Kuvendit e jo nga Lista Serbe

“Ajo çka vlen të thuhet kësaj radhe është ajo që e pamë që edhe gjatë mbajtjes së një minute heshtje, deputetët e Listës Serbe nuk u ngritën fare në këmbë për të respektuar ditën e dëshmorëve. Po të varej prej nesh, Lista Serbe nuk do të ishte fare në Kuvend. Kur ne kemi kërkuar të mos certifikohen si subjekt politik në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e kemi pasur mbështetjen partive tjera. Ata kanë munguar në atë seancë duke e pamundësuar kuorumin. Si pasojë e kësaj, sot i kemi edhe në kuvend një grup politik që nuk e pranon dhe nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe refuzon të bëhet pjesë e nderimit të dëshmorëve të kombit me 1 minutë heshtje. Ne e kemi thënë, ata nuk e anë vendin në kuvend, nuk do të duhej të certifikoheshin e aq më pak të kenë edhe funksione shtesë”, tha ai.

Por, sipas Muratit, opozita më tepër shihet që e ka problem emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, një deputete që sipas tij, ka qenë e zëshme kundër Asociacionit, kundër demarkacaionit, Gjykatës Speciale, e  kundër shumë dëmeve të tjera që janë votuar në Kuvend.

“Qëndrimi i LVV-së që nënkryetari meqë kemi deputet që vjen prej subjekteve tjera, përveç Listës Serbe, propozimi ynë është që Nenad Rashiq të përfaqësojë komunitetin serb dhe nënkryetari të mos vijë nga Lista Serbe. Ftojmë deputetët e opozitës që në vend të kundërshtojnë pra Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, të na bashkohen që së paku të sigurohemi që nënkryetari nuk vjen nga Lista Serbe. Për këtë arsye kemi insistuar që të ketë paketë të marrëveshjes për emrin e kryetarit dhe nënkryetarëve që të mos zgjidhet dikush që nuk e pranon shtetin, Republikën e Kosovës si të vetin e që duhet ta mbrojë”, tha Murati.rtk.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish