Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kërkuar marrëveshje politike për zgjidhjen e ngërçit të zgjedhjes së kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Nis vazhdimi i seancës konstituive, një minutë heshtje për Papa Françeskun
Kujtojmë se me 40 minuta vonesë ka filluar vazhdimi i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës. Vazhdimi i seancës ka nisur me një minutë heshtje për Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.
Më pas, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka ftuar deputetin e PDK-së, Elmi Reçica që ta bëjë betimin si deputet, pasi ka munguar herën e kaluar kur është kryer betimi i deputetëve.


























