Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se me Qeverinë Kurti gratë për herë të parë kanë përjetuar mbështetje shtetërore e institucionale për to e për fëmijët, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, kjo parti thotë se kjo mbështetje shihet e dëgjohet në secilin takim e tubim që kemi me gra e vajza cep më cep Kosovës.
“Ngjashëm edhe në takimin e sotëm me gra e vajza në Istog. Me 9 shkurt është me rëndësi që ta votojmë numrin 118 në mënyrë që kjo mbështetje jo vetëm të vazhdojë por edhe të avansojë tutje.”, thuhet në njoftim.