Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Policia në kërkim të një personi që dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj

    Policia në kërkim të një personi që dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj

    Protesta në Prishtinë, mund të ketë vonesa në qarkullimin e autobusëve

    Protesta në Prishtinë, mund të ketë vonesa në qarkullimin e autobusëve

    Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Muhamet Lika

    Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Muhamet Lika

    Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

    Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

    Lajm fantastik: Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

    PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

    Kurti pret në takim regjisorin Visar Morina, vlerëson filmin “Shame and Money”

    Kurti pret në takim regjisorin Visar Morina, vlerëson filmin “Shame and Money”

    U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, tre mërgimtarë humbin jetën në aksiďent

    Balaj: Specialja, jo vetëm që na barazoi me Serbinë, na nxori një oktavë më keq

    “Drejtësi e komanduar nga jashtë”/ Paralajmërimi i Abdi Baletës për Gjykatën Speciale

    “Drejtësi e komanduar nga jashtë”/ Paralajmërimi i Abdi Baletës për Gjykatën Speciale

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i shqetësuar rreth aktgjykimit të Speciales

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i shqetësuar rreth aktgjykimit të Speciales

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kalendari historik, 16 janar

16 Janar 2025, 8:40
në Kalendari Historik
Kalendari histori, 6 korrik
Share on FacebookShare on Twitter

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 16 janar, shkruan Kosova Post.

1844 – Lindi në Vlorë, Ismail Qemal bej Vlora nëpunës dhe deputet i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë dhe kryetari i këshillit të ministrave të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë. Sipas regjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859. Pas Revolucionit Xhonturk më 1908 dhe ri shpalljes së Kushtetutës më 21 korrik, Qemali u kthye nga mërgimi. Më 17 dhjetor të po atij viti parlamenti u hap dhe Ismail Qemali u zgjodh si deputet i Beratit, pavarësisht sa kishin luftuar xhonturqit që të mos zgjidhej. Me 26 deputetët shqiptarë,  rreshtohet me partinë opozitare “Hyrrjet ve ltilaf” (“Marrëveshje e Liri”) për decentralizimin e perandorisë dhe lirinë e mësimdhënies së gjuhëve kombëtare. Gushtin e 1910 udhëtoi nëpër Evropë dhe kërkonte “autonomi administrative” për shqiptarët në kushtet e brutalitetit të xhonturqve.  Pas një kuvendi në Gërçe, nënshkruan një memorandum me nxitjen e tij, i cili përmbante 12 pika me kërkesa kombëtare, duke shprehur edhe njëherë zotimin për lidhje me perandorinë. Më 17 nëntor u kthye në Vienë, disa nga planet ndryshuan dhe nuk e kishte më të mundur që të shkonte në Romë. Së bashku me Gurakuqin mori trenin ekspres për në Trieste mëngjesin e 19 nëntorit. Nga ora dy rreth 15 shqiptarë i hipën avullores Brünn të linjës Lloyd dhe në det kaloi në një vapor tjetër të linjës, Graf Wurmbrand diku pranë Kepit të Rodonit. Avullorja Wurmbrand mbërriti në Durrës mëngjesin e datës 21 nëntor. Pasi kushëriri i tij i dytë, mytesarifi i Vlorës Xhemil beu dhe i biri si kapiten i milicisë vendase, Et’hem beu, kishin përgatitur terrenin dhe organizimin e kuvendit duke lajmëruar delegatët. Të gjithë delegatët që kishte me vete u vendosën në selamllëkun e sarajeve të Vlorajve, ku dhe u mbajt Kuvendi që u shpall mëvetësia më 28 nëntor, të cilin e çeli Ismail Qemali me një fjalim dhe më pas firmosi me siglën Ismaïl Kemal në rezolutën e përpiluar nga sekretarët e mbledhjes, shqip nga Gurakuqi e osmanisht nga Shefqet Dajiu. Kryetar i qeverisë së përtashme u zgjodh Ismaili, ndërsa Kaçorri nënkryetar. Anëtarët e qeverisë u lanë për t’u zgjedhur më 4 dhjetor pasi të vinin edhe delegatët e viseve të tjera, dhe kryetari proklamoi mëvetësinë duke valvitur flamurin në njërën prej dritareve qendrore të selamllëkut të Vlorajve pak pa perënduar

1909 – Ekspedita e Ernest Shackletonit, gjen Polin magnetik të Jugut. Ekspedita Nimrod e vitit 1907-09, e njohur ndryshe si Ekspedita Britanike e Antarktikut, ishte e para nga tre ekspeditat në Antarktidë të udhëhequr nga Ernest Shackleton. Synimi kryesor i saj, midis një varg objektivash gjeografike dhe shkencore, ishte të ishte i pari në Polin e Jugut.

1962 – Vdes në moshën 78 vjeçare, Ivan Mestroviç. Mestroviç,  ishte një skulptor, arkitekt dhe shkrimtar i njohur, kroat i shekullit XX. Ai ishte skulptori më i shquar i artit modern kroate dhe një personalitet kryesor i jetës artistike në Zagreb. Mestroviç studioi në Punishten e Gurit të Pavle Biliniqit në Split dhe në Akademinë e Arteve të Bukura Vjenë, ku u formua nën ndikimin e Ndarjes.

1969 – Studenti çek Jan Palach kreu vetëvrasje duke u vetë-djegur në Pragë, të Çekosllovakisë, në protestë kundër pushtimit sovjetik të vendit të tij, disa muaj, më parë. Palach, ishte një student çek i historisë dhe ekonomisë politike në Universitetin Charles të Pragës. Trupat e Traktatit të Varshavës, do të tërhiqeshin disa vjet më vonë nga Çekosllovakia.

1974 – Lind në Croydon, Kate Moss. Moss, është një modele dhe biznesmenë angleze. Ajo u rekrutua si modele në 1988 në moshën 14 vjeç nga Sarah Doukas, themeluese e Storm Model Management. Bashkëpunimet e saj me Calvin Klein e sollën atë në statusin e ikonës së modës. Moss, mori një çmim në Awards 2013 British Fashion për të pranuar kontributin e saj në modë mbi 25 vjet.

1979 – Shahu i fundit iranian, Reza Pahlavi, ikën nga Irani së bashku, me familjen e tij, dhe zhvendoset në Egjipt. Duke u përballur me një ekzekutim të mundshëm nëse ai do të kthehej në Iran, Pavlavi, vdiq në mërgim në Egjipt, presidenti i të cilit, Anwar Sadat, i kishte dhënë azil të gjithë familjes mbretërore. Shahu Reza Pahlavi, u rrëzua nga demonstratat të udhëhequra na kleriku Ayatollah Khomeini.

1991 – Forcat e Koalicionit, i shpallin luftë Irakut të Saddam Hussein-it, duke filluar kështu zyrtarisht Luftën e Gjirit Persik. Kjo luftë ishte një konflikt i zhvilluar nga forcat e koalicionit të 35 kombeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut në përgjigje të pushtimit të Irakut dhe aneksimit të Kuvajtit që vinte nga çmimet e naftës dhe mosmarrëveshjet e prodhimit.

1992 – Zyrtarët dhe udhëheqësit e rebelëve të El Salvadorit nënshkruajnë Marrëveshjen e Paqes Chapultepec në Mexico City. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje  i dha fund Luftës Civile 12-vjeçare në Salvador që mori të paktën 75 mijë jetë njerëzish. Traktati u negociua nga përfaqësuesit e qeverisë Salvadorane, lëvizjen rebele FMLN, dhe partitë politike, me ndërmjetësimin e Kishës Katolike dhe OKB-së.

Etiketat: EgjiptIsmail Qemal bej VloraKate Moss
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Tradita e ‘fenerëve të Ramazanit’ vazhdon prej shekujsh në Egjipt

Tradita e ‘fenerëve të Ramazanit’ vazhdon prej shekujsh në Egjipt

2 vjet më parë
Kalendari histori, 6 korrik

Kalendari historik, 24 janar

2 vjet më parë
Avioni i linjës ruse bëri një ulje emergjente në Egjipt, shkak një defekt në motor

Avioni i linjës ruse bëri një ulje emergjente në Egjipt, shkak një defekt në motor

2 vjet më parë
Shqipëria dërgon tre policë ushtarak me mision në Sinai të Egjiptit

Shqipëria dërgon tre policë ushtarak me mision në Sinai të Egjiptit

2 vjet më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH