Nevoja për të ndryshuar ngjyrën e flokëve është më e theksuar tek gratë. Qofshin marrëdhënie, puna apo sfera familjare, shumica e femrave kur mendojnë për një ndryshim, e nisin nga koka.
Ka nga ato që kufizohen vetëm në ndryshimin e prerjes së flokëve dhe ka edhe nga ato që përveç prerjes, për një ndryshim të plotë vendosin të ndryshojnë edhe ngjyrën.
Një vendim që ngjall shqetësim për disa, sepse ndryshimi është i mirë, por vetëm nëse bëhet pa i dëmtuar flokët.
Lyeni flokët me një përbërës natyral dhe super efektiv: kanellën
Kanella është një erëz e njohur që përdoret në kuzhina në të gjithë botën. Nga ngjyra e verdhë-kafe, aroma pikante me nuanca të ëmbla ka pasuruar gjithmonë gatimet, ëmbëlsirat dhe likeret e llojeve të ndryshme në mbarë botën. Ajo është e pasur me vitamina B dhe E, minerale dhe disakaride, të cilat e bëjnë atë një ilaç natyral efektiv për shumë probleme.