Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës deklaroi se Kodsi i shenjtë është vijë e kuqe dhe zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në Palestinë pa Kodsin, nuk do të jetë i mundshme, transmeton Kosova Post.
Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, në mbledhjen e komitetit qendror të lëvizjes Fatah, deklaroi: “Rezistenca banorëve palestinezë në Kods përball komploteve të regjimit sionist është një veprim për t’u lavdëruar. Autoriteti Autonom i Palestinës synon të organizojë zgjedhjet parlamentare në të gjitha territoret palestineze si në Kodsin Lindor, Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Rripin e Gazës, prandaj kërkojmë nga Bashkësia Ndërkombëtare që të ushtrojë presion mbi regjimin sionist dhe ta detyrojë këtë regjim që të respektojë marrëveshjet e nënshkruara në lidhje me organizimin e zgjedhjeve”.
Kryetari i AAP gjithashtu ka thënë: “Moszhvillimi i zgjedhjeve në Kodsin e shenjtë do të thotë kthim në zbatimin e planit të ashtuquajtur akordi i shekullit, plan ky të cilin e ka mposhtur rezistenca e popullit palestinez”.