Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Trump: SHBA ka mjaftueshëm armë për një luftë të përhershme

    Trump: SHBA ka mjaftueshëm armë për një luftë të përhershme

    Kaleci nga Katari : Nuk ka shqiptar të lënduar, rreziku s’ka kaluar ende

    Kaleci nga Katari : Nuk ka shqiptar të lënduar, rreziku s’ka kaluar ende

    Ministrja e Mjedisit: Mbrojtja e lumenjve dhe ujërave, prioritet

    Ministrja e Mjedisit: Mbrojtja e lumenjve dhe ujërave, prioritet

    Haxhiu: Me peshë Kushtetuese dhe vullnetin e qytetarëve, do ta nderoj detyrën si Kryetare e Kuvendit

    Haxhiu: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë të ndërtuara mbi respektin e ndërsjellë dhe solidaritetin

    Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura

    Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura

    Ambasadori Malaj: Kosova është investitori më i madh në Shqipëri, sot ndihem si vëlla i madh

    Rutte: NATO-ja nuk do të përfshihet në lu*ftë

    Teuta Fazliu padit Serbinë në Strasburg për pasivizim të adresës

    Teuta Fazliu padit Serbinë në Strasburg për pasivizim të adresës

    Aksioni i Policisë dhe ATK-së në veri/ Sveçla: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë

    Sveçla: Gjermania mbështet Kosovën në forcimin e institucioneve

    Hoti takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Lu*ftës të UÇK-së

    Hoti takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Lu*ftës të UÇK-së

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Makineria propagandistike serbe shënjestron shqiptarët e Sirisë

23 Shkurt 2025, 21:52
në Botë, Lajme, RAJON
Makineria propagandistike serbe shënjestron shqiptarët e Sirisë
Share on FacebookShare on Twitter
E ndikuar nga konteksti i ri gjeopolitik në arenën ndërkombëtare dhe nga dinamikat e shpejta me të cilat po formësohet realiteti i ri politik në botë, duket se Serbia ka rinisur “luftën e saj hibride”, për të çuar përpara interesat apo edhe objektivat e saj gjeopolitikë rajonalë. Objektivi i kryesor i kësaj “lufte”, duket se është pengimi i njohjes së shtetit të Kosovës nga shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur atë. Marrë shkas nga një artikull i publikuar në një portal online në Serbi, vlen të theksohet fakti se taktika e lashtë “përça dhe sundo” po aplikohet nga Serbia për të sulmuar faktorin shqiptar në rajon dhe për ta identifikuar atë si ekstremist, mbështetës të terrorizmit dhe faktor destabiliteti në rajon.

Triumfi i opozitës siriane dhe ardhja në pushtet e Ahmed al-Sharaa, duke sjellë ndryshimin e regjimit ne Siri dhe largimin e Bashar-al Asadit, kanë risjellë në vëmendje të opinionit publik një element të rëndësishëm, i cili prek drejtpërsëdrejti faktorin shqiptar në rajon e në veçanti atë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, shkruajnë mediat në Tiranë.

“Xhemati Alban”, një grup luftëtarësh i përbërë kryesisht nga shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, ka qenë një fraksion i rëndësishëm që ka dhënë kontribut në çlirimin e Sirisë nga regjimi i Bashar al-Asadit, si pjesë e formacionit që udhëhoqi këtë luftë, i njohur me emrin “Hay’at Tahrır Al-Sham”. Shqiptarët e “Xhematit Alban” dhe kontributi i tyre në çlirimin e Sirisë janë pjesë e realitetit të ri politiko-shoqëror në Siri por edhe në arenën ndërkombëtare dhe tashmë po inkuadrohen në institucionet e reja të qeverisë siriane për të nisur punën për rindërtimin e Sirisë së shkatërruar nga një luftë e gjatë gati trembëdhjetëvjeçare.

Pikërisht ky grup luftëtarësh dhe disa nga figurat udhëheqëse të këtij grupi, duket se po përdoren nga Serbia për të vënë në lëvizje një makineri gjigande propagandistike me qëllim etiketimin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës si “terroristë” e “mbështetës të terrorizmit”, që janë gati të sulmojnë Serbinë, në rast të një konflikti të mundshëm në Kosovë. Një taktikë e thjeshtë e cila përpiqet që të mbjellë “farën e dyshimit” brenda vetë udhëheqjes së re siriane, me shpresë se ndoshta do mund të ndikojë në denigrimin e shqiptarëve dhe tregimin e tyre me gisht si terroristë. Këto deklarata qesharake që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin dhe faktet, i përngjajnë një thirrjeje dëshpërimi, e cila mbahet me shpresë pas një fije bari, njësoj si i mbyturi i cili bën përpjekjen e fundit, edhe pse fati tashmë e ka përcaktuar të ardhmen.

Pyetjet që këtu shtrohen janë së paku tre: Përse Serbia është e interesuar pikërisht në këtë moment të mbjellë dezinformacion ndaj shqiptarëve? A mund të shndërrohen këto “gjyle me fitil të lagur” në “fijen e barit”, që do të shpëtonte lidershipin politik serb nga “dallgët” e studentëve protestues, që po projektohen si një mbytje e pashmangshme për regjimin autokrat?, si dhe A janë këto metoda të hershme sllave, të nxitura nga faktorë të jashtëm, të cilët janë të interesuar të nxisin tensione të reja etnike në Ballkan?

Është botërisht e njohur dhe është një realitet politik fakti se marrëdhëniet e qeverisë së re siriane po orientohen përditë e më tepër drejt Perëndimit e gjithnjë e më larg Rusisë e Kinës. Në një kobë tepër të shkurtër, por mjaft intensive, aktorët kryesorë të politikës së jashtme të Sirisë kanë zhvilluar me dhjetëra takime zyrtare me faktorë të rëndësishëm politikë në Evropë dhe më gjerë. Mesazhi i dalë nga këto takime ka qenë ofrimi i garancisë se kapitulli i ri që Siria ka hapur, është i orientuar drejt paqes dhe bashkëpunimit me Perëndimin dhe jo konfliktit dhe mosmarrëveshjeve. Në këto zhvillime dinamike një rol të rëndësishëm luan edhe Turqia e cila ka ofruar mbështetjen e saj për qeverinë e re siriane dhe në veçanti për presidentin e ri të Sirisë Ahmed al-Sharaa.

Beogradi zyrtar, që një kal të fortë të politikës (agresive) së brendshme, ka pasur gjithnjë atë çka ndodh në politikën e jashtme, po jep shenjat e riaktivizimit të makinerisë propagandistike ndaj shqiptarëve. Kjo makineri funksionon përmes dezinformacionit, por duke pasur synim kryesor ndikimin te opinioni publik apo edhe te pushteti politik, në pengimin e njohjeve të Kosovës apo edhe në tërheqjen e njohjeve, sikurse ka ndodhur në të kaluarën, shkruajnë mediat në Tiranë.

Në shkelje flagrante të Marrëveshjes së Brukselit dhe të Aneksit të Zbatimit të Ohrit të vitit 2023, Serbia nuk e ka ndalur në asnjë moment fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Diplomacia “tregtare-ushtarake” që ka ndjekur Beogradi, ka zënë rrënjë të forta kryesisht te vendet afrikane që kanë konflikte të hapura me fqinjët. Të interesuara për të përfituar armatime dhe municione nga industria ushtarake serbe, këto vende janë shndërruar në një pré të lehtë për politikën e jashtme serbe, duke u dakordësuar për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Biznesmenë me ndikim të lartë në politikën serbe, financues të partisë politike në pushtet apo edhe ish-këshilltarë të qeverisë e ministrave të caktuar, janë figurat kryesore të kësaj diplomacie “tregtare-ushtarake”. Këto triumfe diplomatike, politika serbe i përdor rëndomë për konsum të brendshëm politik.

E vënë përballë këtij realiteti të ri politik në Siri që ka ristrukturuar gjeopolitikën në Lindjen e Mesme, duket se Serbia tashmë po e parasheh se në një të ardhme jo shumë të largët, njohja e radhës për Kosovën mund të vijë pikërisht nga qeveria e re e Sirisë. Ndoshta një obligim moral për kontributin e luftëtarëve shqiptarë në luftën për rrëzimin e Asadit, ndoshta një “këshillë miqësore” nga Ankaraja zyrtare, ose një zgjedhje e vetë lidershipit të ri sirian, cilado qoftë arsyeja, tashmë në horizont po shfaqet një rrugë që mund të çojë drejt një njohjeje të re për Kosovën.

Diskutimet dhe burokracitë institucionale mes palëve do të marrin kohën e tyre të nevojshme, e deri atëherë shkopinj të tjerë mund të futen nën rrota, por destinacioni i kësaj udhe mbetet një dhe i pandryshuar.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Trump: SHBA ka mjaftueshëm armë për një luftë të përhershme

Trump: SHBA ka mjaftueshëm armë për një luftë të përhershme

2 minuta më parë
Kaleci nga Katari : Nuk ka shqiptar të lënduar, rreziku s’ka kaluar ende

Kaleci nga Katari : Nuk ka shqiptar të lënduar, rreziku s’ka kaluar ende

10 orë më parë
Ministrja e Mjedisit: Mbrojtja e lumenjve dhe ujërave, prioritet

Ministrja e Mjedisit: Mbrojtja e lumenjve dhe ujërave, prioritet

11 orë më parë
Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

Presidenti Erdogan dënon vuajtjet e civilëve në Iran, kërkon armëpushim

11 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH