Ministria e Jashtme e Izraelit ka rekomanduar që qytetarët izraelitë të mos udhëtojnë në Maldive pasi qeveria e tij ndaloi hyrjen e vizitorëve izraelitë.
Presidenti Mohamed Muizzu e mori vendimin pas një rekomandimi nga kabineti, tha një deklaratë nga zyra e tij.
“Vendimi i kabinetit përfshin ndryshimin e ligjeve të nevojshme për të parandaluar qytetarët izraelitë në Maldive dhe krijimin e një nënkomiteti të kabinetit për të mbikëqyrur këto përpjekje”, shtohet në deklaratë.
Partitë opozitare dhe aleatët e qeverisë në Maldive kanë ushtruar presion mbi Muizzu për të ndaluar izraelitët, si shenjë proteste kundër luftës së Gazës.
Muizzu njoftoi gjithashtu një fushatë kombëtare për mbledhjen e fondeve.
Maldivet, një republikë e vogël islamike me më shumë se 1000 ishuj koralë kishte hequr një ndalim të mëparshëm për turistët izraelitë në fillim të viteve 1990 dhe rivendosi marrëdhëniet në 2010,shkruan oranews.al.Megjithatë, përpjekjet për normalizim u shkatërruan pas përmbysjes së presidentit të atëhershëm Mohamed Nasheed në shkurt 2012.