Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka kërkuar shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla.
Pas përjashtimit të një nxënëseje në Pejë për shkak të bartjes së shamisë, Maliqi ka kërkuar që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të ndërmarrë masa ndaj këtij institucioni arsimor.
Maliqi ka theksuar se një nxënëse është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani” në Pejë, me vendim të drejtorit të shkollës.
Sipas Maliqit, drejtori i shkollës ka thënë se jam duke e zbatuar udhëzimin administrativ.rtk