Profesori Fadil Maloku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është deklaruar për takimin e 27 shkurtit që do të zhvillohet në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve.
Maloku është duke e shqetësuar fakti se qeverinë, opozitën si dhe juristët i ka kapur një heshtje mortore para këtij takimi.
‘’Ajo se çka po më shqetëson më së shumti, para 27 shkurtit… është heshtja mortore e Qeveritarëve dhe opozitarëve, e sidomos heshtja e komunitetit të alamet Juristëve, që i ka Kosova dhe për ‘’eksport!?’’- ka deklaruar Maloku.
Ai ka deklaruar se të gjithë i kanë futur veshët në ‘’lesh’’, duke mos reaguar.
‘’Krejt ‘’veshët në lesh’’ i kanë futur…!?’’- ka thënë Maloku.