Jack Grealish u bë futbollisti më i shtrenjtë britanik, pasi u zyrtarizua nga Manchester City, klub që shpenzoi plot 100 milionë stërlina për t’ia shkëputur Aston Villas.
25-vjeçari iu nënshtrua një testeve mjekësore në Akademinë e Futbollit të City-t dhe më pas nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare me pagë më pak më shumë se 200 000 stërlina në javë.
Grealish, në prononcimin e parë pasi hedhjes së firmës në kontratë, deklaroi se i bashkohet një klubi të madh dhe trajnerit më të mirë në botë.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam bashkuar me Manchester City, ekipi më i mirë në vend me një trajner që konsiderohet më i miri në botë. Është një ëndërr e realizuar të jesh pjesë e këtij klubi.
Gjatë 10 sezoneve të fundit, Citizens kanë fituar trofe të shumtë dhe të rëndësishëm në mënyrë të vazhdueshme. Pepi i ka çuar në një nivel tjetër dhe futbolli që luan kjo skuadër është më emocionuesi në Evropë. Të luash për Pep dhe të mësosh prej tij do të jetë e veçantë, është diçka që çdo futbollist do ta dëshironte. Sinqerisht mezi pres të filloj, të takoj të gjithë shokët dhe të luaj.”/SS