Lordi britanik Peter Mandelson ka dhënë dorëheqjen nga Partia Laburiste, duke deklaruar se nuk dëshiron të “shkaktojë më shumë turp” për shkak të lidhjeve të tij me ish-financierin amerikan Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale.
Dorëheqja vjen pas publikimit të një grupi të ri dokumentesh që lidhen me Epstein, të cilat u bënë publike të premten.
Në këto dokumente përfshihen edhe deklarata bankare të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, sipas të cilave Epstein kishte depozituar gjithsej 75,000 dollarë në llogari të lidhura me Lord Peter Mandelson.
Pasqyrat bankare tregojnë se gjatë viteve 2003–2004, Epstein ka dërguar tre pagesa të ndara prej 25,000 dollarësh secila, në emër të ish-ambasadorit britanik në SHBA, raportoi BBC.
Megjithatë, Mandelson i ka mohuar akuzat, duke insistuar se pretendimet se ka marrë para nga Epstein janë të rreme. Në letrën e tij drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Partisë Laburiste, ai shprehet se është “lidhur edhe më tej me ndjeshmërinë e kuptueshme që rrethon Jeffrey Epstein” dhe se ndihet keq për këtë situatë.
“Pretendimet, të cilat i besoj të rreme, se ai më ka paguar 20 vjet më parë – për të cilat nuk kam asnjë dëshmi apo kujtesë – do të duhet të hetohen”, thuhet në letrën e Mandelson, cituar nga BBC.


























