Sot ka nisur ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri të Republikës së Kosovës.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se sot ka nisur ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri të Kosovës.
Këto shtëpi do të ndërtohen në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Më 12 gusht të këtij viti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pati njoftuar se 100 prej 200 shtëpive do të ndërtohen me financim nga MAPL-ja, kurse 100 të tjera nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.