Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë vizitës së tij në Turqi është pritur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke, Gjeneral Metin Gürak, përcjell KosovaPost.
Maqedonci njofton se në takim diskutuam rreth situatës së sigurisë në Kosovë, bashkëpunimin me kontigjentin turk të KFOR-it.
Po ashtu, ministri bën të ditur se u diskuatua edhe mundësitë për trajnime e ushtrime të përbashkëta ndërmjet forcave të të dyja shteteve.
“Sigurisht ndër të tjerash diskutuam dhe për zhvillimin e FSK-së, nevojat për ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe vazhdimësinë e investimit në armatime përmes blerjve shtet më shtet, në të cilin drejtim kompanitë turke mbesin bashkëpunëtor të besueshëm dhe serioz.”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.