Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se FSK-ja është duke u zhvilluar me hapa të shpejtë në forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s.
Kjo deklaratë e tij vjen në vigjilje të 27 Nëntorit, Ditës së Forcës.
“Gjatë këtyre tre viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarakë, apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara”.
“Do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale, furnizimin me sistemet më moderne të armatimit, sepse Forca jonë është Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të atdheut tonë Kosovës”, ka thënë Maqedonci.
























