Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë që sulmi i kryer në kanalin e Ibër-Lepencit dyshohet të jetë kryer nga mbetjet operative të grupit të Milan Radojçiqit.
“Del që dyshimi kryesor është pikërisht te pjesëtarët ose mbetjet operative mund të themi të grupit Radojçiq dh grupet tjera që kanë operuar në veri të vendit”, ka thënë Maqedonci në Rubikon të Klan Kosovës.
“Vlerësoj që megjithatë, grupi është mposhtur më 24 shtator, janë tërhequr në Serbi, pra të mposhtur janë tërhequr. Institucionet e vendit tonë kanë shtrirë rend dhe ligj dhe administrim në pjesën veriore të vendit tonë, megjithatë, prapë ekzistojnë edhe kanë ekzistuar dyshime në vazhdimësi për personat të cilët janë të ndërlidhur pikërisht me këto grupe, dhe që kanë vazhduar të operojnë brenda territorit të vendit tonë”.