Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, në Departamentin e Shtetit, shkruan KosovaPost.
Maqedonci përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë takimit është diskutar për bashkëzbarkimet e planifikuara të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombëtare me trupat amerikane.
“Diskutuam me z. Kasanof, së bashku edhe me Komandant Jasharin, për bashkëzbarkimet e planifikuara të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombëtare me trupat amerikane, një e arritur historike kjo, që do t’ia shtoj ndërveprueshmërinë në aspektin ushtarak FSK-së si dhe do ta fuqizoj subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, si vend kontribues për paqe në botë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
🇺🇸 🇽🇰 Në Departamentin e Shtetit, për tu takuar me Zëvendës Ndihmës-Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof.
Në frymën e aleancës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ritheksuam rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e vendit tonë për integrim në strukturat euro-atlantike dhe veçanërisht në NATO.
📌 Diskutuam me z. Kasanof, së bashku edhe me Komandant Jasharin, për bashkëzbarkimet e planifikuara të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombëtare me trupat amerikane, një e arritur historike kjo, që do t’ia shtoj ndërveprueshmërinë në aspektin ushtarak FSK-së si dhe do ta fuqizoj subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, si vend kontribues për paqe në botë.
Nga Amerika për Kosovën❗️