Maqedonci pret në takim ambasadorin francez, temë çështjet e sigurisë

Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot ka qenë mysafir në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Aty u prit nga ministri, Ejup Maqedonci, me të cilin diskutuan për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin në mes të të dyja vendeve.

Në fokus të këtij takimi ishte forcimi në arritjen e objektivave të përbashkëta.

“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin patën një diskutim mbi çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit dypalësh. Në veçanti, takimi u fokusua në forcimin e koordinimit për arritjen e objektivave të përbashkëta dhe në avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës. Ministri falënderoi ambasadorin Guerot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës, dhe angazhimin e tij në thellimin e marrëdhënieve bilaterale”, njofton ministria.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika