Maqedonia e Veriut brenda ditës së fundit ka regjistruar 1.493 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 31 viktima, transmeton KosovaPost.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 275.637, prej të cilëve 8.533 persona kanë humbur jetën.
Vendi po ashtu regjistroi 2.652 pacientë që fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 254.340.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.808.494 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.986 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 12.764./AA