Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski, e shpalli listën e futbollistëve për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.
Maqedonia e Veriut do të ndeshet kundër Ishujve Faroe (7 shtator) dhe Armenisë në Shkup (10 shtator), në përballjet për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, njofton Telegrafi.
Në listën e trajnerit Blagoja Milevski për dy ndeshjet janë ftuar 26 lojtarët, ku shtatë nga ta janë shqiptarë.
Grumbullimi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është caktuar për 2 shtator në Shkup.
Lojtarët shqiptarë të ftuar nga Milevski:
Visar MUSLIU – Paderborn (Gjermani),
Ezxhan ALIOSKI – Al Ahli (Arabia Saudite),
Ahmed ILAZOVSKI – Hvidovre (Danimarkë),
Enis BARDHI – Trabzonspor (Turqi),
Agon ELEZI – Bochum (Gjermani),
Isnik ALIMI – Sepsi (Rumani),
Lirim QAMILI – Sonderjyske (Danimarkë).TG.