Te Borussia Dortmund sipas shumë mediumeve gjermane raportohet që dy golat e sulmuesit Erling Haaland kundër Besiktas, ndoshta janë të fundit në fanellën e klubit gjerman, transmeton KosovaPost.
Dortmund do marrë pjesë në Ligën e Evropës në vitin 2022, garë në të cilën Haaland nuk ka objektiva.
Lojtari nuk ishte i lumtur me eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe këtë e ka bërë me dije kapiteni i Dortmundit, Marco Reus.
“Vetëm e pashë në dhomën e zhveshjes, ishte shumë i zemëruar”, zbuloi Reus për “Amazon”, derisa ky zemërim thuhet se është rasti i humbur, me të cilin do e kompletonte het-trikun.
Haaland ka shënuar plotë 74 gola në 72 paraqitje për Dortmundin, të cilët duan ta paguajnë futbollistin më të paguar në skuadër, por vetëm nëse pranon të rinovoj kontratën.
Vlen të theksohet se klubet e mëdha evropiane si Real Madrid, Bayern Munich, Barcelona, Man City, Man United dhe Chelsea kanë interesim për norvegjezin, që ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro, e që konsiderohet të jetë e lartë edhe nga vetë sulmuesi norvegjez.