Kryeministri i Holandës, Mark Rutte u konfirmua zyrtarisht si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-së.
Sot, Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të emërojë kryeministrin holandez në këtë pozitë, i cili do ta pasojë Jens Stoltenbergun, që qëndroi në krye të Aleancës për 10 vjet.
Mark Rutte pritet ta merr detyrën më 1 tetor 2024.
Shefi Aleancës veriatlantike në largim, Jen Stoltenberg ka përshëndetur vendimin dhe ka vlerësuar se Mark Rutte është një “transatlanticist i vërtetë, një udhëheqës i fortë dhe një ndërtues i konsensusit”.