Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un po planifikon një udhëtim në Rusi sw shpejti, raporton New York Times.
Qëllimi i kësaj vizite është të zhvillojë diskutime me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me furnizimin e mundshëm të armatimit për konfliktin në Ukrainë.
Plani i raportuar përfshin udhëtimin e Kim nga Pheniani, me gjasë me tren të blinduar, në Vladivostok në Bregun e Paqësorit të Rusisë, ku do të zhvillohej takimi me Putin.

























