“Ne të gjithë pajtohemi që ShBA-ja mbetet partneri strategjik më i afërt dhe i rëndësishëm i BE-së. Kështu ka qenë dhe kështu duhet të vazhdojë të jetë. Dhe nuk duhet pasur dyshime për këtë”, ka thënë Borrelli para anëtarëve të Parlamentit Evropian.
Megjithatë, Borrelli ka thënë se pavarësisht lidhjes së fortë që ka BE-ja me ShBA-në, duhet të fokusohen edhe në autonominë e tyre.
“Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është, sigurisht, shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit tonë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, por në të njëjtën kohë, ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë autonominë tonë, sepse interesat tona nuk do të përputhen bash gjithmonë”, ka thënë Borrelli.