Nga selia e PD-së, Sali Berisha ka reaguar pasi Apeli i Posaçëm caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij, i cili do të duhet të shkojë para oficerit të policisë gjyqësore në SPAK, dy herë në muaj.
Berisha u shpreh se ky është një vendim pa asnjë bazë ligjore, ndërsa e quajti si “pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama”, shkruan A2.
“Vendim pa asnjë bazë ligjore. Pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet Skrapi i partisë për të justifikuar veprën e tyre. Në këtë kontekst, dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të Skrapit nga Edi Rama, zbatimit të urdhrave te tij politik.
Unë çështjen e kam në Strasburg, do ta respektoj. Çështja tani siç dihet është në gjykatën ndërkombëtare të Stasburgut të të drejtave të njeriut dhe kjo të pasurojë këtë rast, do e çojmë atje ti shtohet dosjes.