Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kujton 25-vjetorin e Masakrës në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, forcat e regjimit gjenocidal serbe vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.
Ndërsa kujton me dhimbje viktimat, presidentja tha se “Sikurse në çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve”.
Tutje u shpreh Osmani se në këtë përvjetor i kujtojmë me dhimbje të madhe martirët e këtyre fshatrave dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi.
“Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”, tha presidentja Osmani.