E ardhmja e Kylian Mbappe është tema më e ‘nxehtë’ e ditëve të fundit tek PSG-ja.
Ylli francez sipas mediave të huaja, është i pakënaqur në ‘Parc des Princes’, dhe largimi i tij nga Parisim mund të ndodh shumë më shpejtë që pritej.
Liverpooli përmendet si një nga destinacionet e mundshme për fituesin e Kupës së Botës 2018 nga gazeta spanjolle “Marca”.
Por, siç raportohet, “Reds” për të transferuar sulmuesin francez në ‘Anfield’ duhet të paguajnë mbi 250 milionë euro në vit.
Ndryshe, Mbappe prej kohësh është objektiv i Real Madridit.