Qëndrim Gashi, i cili deri sot ka qenë ambasador i Kosovës në Francë e ka konfirmuar se sot ka marrë dekretin për mbarim të misionit.
Ai ka thënë se që nga dhjetori i vitit të kaluar ka kërkuar tërheqjen nga misioni.
“Pas kërkesës sime të bërë në dhjetor të vitit të kaluar, sot kam pranuar dekretin e Presidentes për mbarimin e misionit tim në Paris”, ka shkruar Gashi.