Në Kosovë, sot ka zbarkuar grupi i 37 rotativ nga Polonia i Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it.
Lidhur me këtë, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka falënderuar Poloninë për, siç ka thënë, mbështetjen e patundur në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës, transmeton KosovaPost.
“Njësia Policore e Specializuar ka një ndikim kritik në mbështetjen e stabilitetit të Kosovës: si reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës dhe në monitorimin e zhvillimeve të sigurisë”, ka shkruar ndër të tjera Barbano në X.
Në fund të muajit nëntor, në prag të rotacionit të XXXVI-të të NJPS-së, 80 zyrtarë policorë polakë në shërbim për herë të parë në kuadër të NJPS të EULEX-it u dekoruan me medaljen e Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje (PPSM) për shërbim, e ndarë nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë.