Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, vizitoi njërin nga bujqit i cili ka përfituar nga granti për ngritjen e serrës, ndërsa thekson se bujqëve me mbështetjen përmes granteve, i’a kemi dhënë dinjitetin e munguar, përcjell Kosova Post.
Tuje është shprehur ministri Peci se bujqit janë shembull të përkushtimit e punëtorë, ndërsa shtoi se përmes politikave të tyre e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit i kanë dhënë edhe dinjitetin që sipas tij i ka munguar me dekada.
“Në Llaushë të Skënderajit më priti Mirsad Rrecaj i cili sa mirënjohës për grantin e përfituar për ngritjen e serrës, aq i kishte ngelë hatri që nuk e kam vizituar deri më tani. Serën me një sipërfaqe prej 0.40 ha e kishte bërë gati për mbjellje. Ky djalë punëtor e i zellshëm kultivon edhe 15 hektar me drithëra si dhe rritë 110 koshere me bletë”, theksoi ministri.
Postimi i plotë i ministrit Peci në Facebook:
📍Në Llaushë të Skënderajit më priti
Mirsad Rrecaj i cili sa mirënjohës për grantin e përfituar për ngritjen e serrës, aq i kishte ngelë hatri që nuk e kam vizituar deri më tani.
🍅Serën me një sipërfaqe prej 0.40 ha e kishte bërë gati për mbjellje.
👨🌾Ky djalë punëtor e i zellshëm kultivon edhe 🌾15 hektar me drithëra si dhe rritë 🐝110 koshere me bletë.
👨🌾Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë ndërsa ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit iu kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada./Kosova Post/