Rreth 1100 kërkesa për më pak se 24 orë janë dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ndërrimin e vendvotimit.
Kështu ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ku tregoi se në platformën EOMP.KQZ-KS.ORG qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e votimit dhe ta ndërrojnë atë.
Elezi tha se ky shërbim është bërë i përhershëm nga dita e djeshme që mundësohet nga KQZ edhe në vitet jozgjedhore dhe tha se do t’i shërbejë përmirësimit të Listës së Votuesve.