Spitali i Përgjithshëm i Pejës, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se dhjetëra pacientë janë duke u kuruar nga COVID-19 dhe se gjendja e tyre, nuk është aspak e mirë, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh të lëshuar nga ky spital, situata është si vijon:
Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19 më datë 8.09.2021
✓200 pacientë janë të shtrirë;
✓160 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
✓ 8 pacientë janë në CPAP;
✓ 41 pacientë ne gjendje të rëndë;
✓19 pacientë të pranuar
✓21 pacientë të shëruar.