Më shumë se 750 gazetarë nga dhjetëra organizata mediatike publikuan një letër të hapur duke dënuar sulmet e Izraelit ndaj Gazës dhe duke kritikuar mënyrën se si mediat perëndimore po i përshkruajnë zhvillimet, transmeton Kosova Post.
Në letrën e publikuar onlajn, theksohet se organizatat mediatike janë përgjegjëse për “justifikimin e eliminimit të palestinezëve nëpërmjet spastrimit etnik”.
Më shumë se 750 gazetarë të mediave perëndimore u bënë thirrje të gjithë kolegëve të tyre në një letër të hapur të raportojnë për sulmet e Izraelit në Gaza duke përdorur termet “aparteid, spastrim etnik dhe gjenocid”, të përdorura nga institucionet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Në letër thuhet se 38 gazetarë kanë humbur jetën në Gaza nga 7 tetori, kur filluan sulmet, deri më 1 nëntor, dhe nënvizohet se sulmet e Izraelit janë ngjarja në të cilën janë vrarë më shumë gazetarë që nga viti 1992.
Letra e hapur është publikuar në faqen e internetit https://www.protect-journalists.com/./aa