I ka hapur punimet e saja mbledhja mes dy parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës sot u mblodhën liderët e të dyja shteteve, deputetët, bashkë me kryekuvendarët Glauk Konjucfa dhe Elisa Spiropali.
Në fillim të seancës janë intonuar Himni i Kosovës dhe ai Kombëtar. Aty të pranishëm janë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama.
Konjufca tha kjo seancë është historike pasi një e llojit të tillë po mbahet për herë të parë në Kosovë.k.k.