Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka reaguar lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mbrëmë në xhaminë e fshatit Halabak, duke bërë të ditur se përkohësisht e kanë mbyllur xhaminë deri në një vendim tjetër.
KBI janë shprehur të shqetësuar dhe kanë dënuar incidentin.
Përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se më parë për atë xhami kishin lëshuar autorizim për kryerjen e riteve fetare deri në një vendim, i cili sipas tyre do të ishte unifikues për të gjithë banorët e fshatit, raporton teve1.info.


























