Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 25 dhjetor 2025.
Vendimi u miratua me 11 vota për, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Certifikimi vjen pasi Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuara gjashtë ankesat e fundit që kishin të bënin me procesin zgjedhor.
Zgjedhjet e parakohshme e nxorën Lëvizjen Vetëvendosje parti fituese me 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjashtë ulëse.
Megjithatë, nga disa anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shprehur pakënaqësi lidhur me vendimin për certifikimin e rezultateve edhe për Listën Serbe./rtk


























