Presidenti amerikan Donald Trump synon të tërheqë mijëra trupa amerikane nga Siria, tha media zyrtare izraelite, transmeton Anadolu.
Transmetuesi publik izraelit Kan raportoi se “zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë u kanë përcjellë një mesazh homologëve të tyre izraelitë, duke sinjalizuar se presidenti Trump synon të tërheqë mijëra trupa amerikane nga Siria”.
Ai shtoi se “tërheqja e forcave amerikane nga Siria do të ngrejë shqetësime të konsiderueshme në Tel Aviv”.